Presidenti Nishani pritet në Prishtinë me ceremoni shtetërore

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, po qëndron për një vizitë në Kosovë. Ai sot u prit me një ceremoni shtetërore nga presidenti Hashim Thaçi,

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Ai sot u prit me një ceremoni shtetërore nga presidenti Hashim Thaçi, ndërsa më vonë do të ketë edhe një takim me të dhe një konferencë të përbashkët për media.

Pas presidentit, Nishani do të pritet në orën 12:00 edhe nga kryeministri në largim, Isa Mustafa.

Vizita e Presidentit Nishani në Kosovë vie një ditë pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës dhe rënies së qeverisë së saj pas një mocioni mosbesimi, të nxitur nga partitë opozitare.

COMMENTS