Presidenti ndan ‘Urdhrin e Lirisë’ për Kuksjanët

Presidenti ndan ‘Urdhrin e Lirisë’ për Kuksjanët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të qëndrojë në qytetin e Kukësit ku për qytetarët e këtij qyteti do të ndajë medaljen ‘Urdhri i Lirisë’.

Presidenti e ka postuar një shkrim në ‘Facebook’ ku tregon për vizitën e tij atje.

Postimi i Thaçit:

Rrugës për në Kukës, për një vizitë njëditore në shenjë falënderimi për zemërgjerësinë dhe bujarinë e treguar në periudhën më të vështirë për ne.

Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare.

Për qytetarët e Kukësit sot do të ndajë medaljen ‘Urdhri i Lirisë’.

COMMENTS