Presidenti Meta i shqetësuar për jetën e Ballistit në Serbi, thërret në takim ambasadoren kroate

Presidenti Meta i shqetësuar për jetën e Ballistit në Serbi, thërret në takim ambasadoren kroate

Policia jep detaje për sulmin me bombë ndaj pjesëtarëve të FSK-së
Në 3 qytete të Kosovës dry për 10 lokale për veprimtari të paligjshme

Një ditë pasi Gjykata e Lartë kroate i hapi rrugën ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka thirrur në takim ambasadoren kroate në Shqipëri, Sanja Bujas Juraga.

Mësohet se kreu i shtetit i ka shprehur shqetësimin për rrezikimin e jetës së Morinës në rast ekstradimi, dhe mosgarantimin e një procesi të drejtë, raporton TopChannel.

Ndërkohë, nga Beogradi, ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq i quan spekulime deklaratat se për Morinën nuk do të bëhet një gjyq i paanshëm. Ajo deklaron se gjykatat serbe do t’i garantojnë një gjykim të drejtë Ismail Morinës.

‘Sa i përket çështjes, duhet të presim vendimin e Ministrisë së Drejtësisë kroate, por besoj se Morina do të ekstradohet, në mënyrë që të fillojnë procedurat në Gjykatën e Lartë në Beograd’, tha Kuburoviq, ministre e Drejtësisë në Serbi.

Morina ndodhet në Dubrovnik që prej 31 korrikut, ku edhe ka bërë kërkesë për azil. Krerët më të lartë të shtetit janë angazhuar në lëvizje diplomatike për lirimin e tij. Ndërsa protestat për Morinën janë të pranishme në çdo ndeshje të luajtur nga Shqipëria dhe Kosova, që prej arrestimit të tij. Tifozëria dardane në Zagreb kërkoi lirimin e Morinës, ndërsa kuqezinjtë në Strumicë thirrën në kor emrin e Ballist Morinës në ndeshjen me Maqedoninë, të martën.

COMMENTS