Presidenti i Sllovenisë sot në Kosovë

Presidenti i Sllovenisë sot në Kosovë

Nesër seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit
Mustafa bën homazhe tek shtatorja e presidentit Rugova

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë. Presidenti Pahor do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Zyra për media e Presidencës ka bërë publike edhe agjendën e takimeve të presidentit Thaçi me homologun e tij nga Sllovenia.

Në orën 15:00 për presidentin slloven do të bëhet pritje ceremoniale në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ ku pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët të të dy delegacioneve ndërsa në orën 16:10 është paraparë deklaratë për media e dy presidentëve.

Të martën Kuvendi i Kosovës për nder të presidentit të Sllovenisë mban seancë solemne.

Vizita e Pahor është në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa vizita e tij është e para pas asaj që në prillin e vitit 2016 e ka bërë presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq.

COMMENTS