Presidenti do t’iu drejtohet me një fjalim edhe deputetëve të Kuvendit

Presidenti do t’iu drejtohet me një fjalim edhe deputetëve të Kuvendit

Sikur s’kanë parë femër me sy këta deputetë, ja çka i bëjnë Federica Mogherinit (Foto)
Prokuroria nuk gjen prova për përfshirje të Rikalos në krime lufte

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka mbajtur një fjalim të gjatë para pjesëtarëve të FSK-së. Zyra për Informim e Presidentit ka thënë për KosovaPress se fjalimi i djeshëm ishte një adresim para pjesëtarëve të FSK-së dhe qytetarëve të Kosovës.

Kjo zyre ka konfirmuar se presidenti do ta mbajë fjalimin e fundvitit edhe para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

‘Presidenti i Republikës së Kosovës është duke pritur që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të caktojë seancën për mbajtjen e fjalimit vjetor të presidentit, ashtu siç është e përcaktuar me legjislacion dhe me praktikën parlamentare’, thuhet në përgjigjen e tyre.

Për fjalimin e djeshëm para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtarët e presidencës kanë thënë se presidenti është edhe komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe fjalimi i djeshëm ishte adresim për ushtarët e FSK-së dhe qytetarët e Kosovës.

‘Këto adresime publike nuk bëhen në asnjë rrethanë për të anashkaluar obligimet kushtetuese dhe ligjore që presidenti i vendit ka ndaj Kuvendit të Kosovës, mirëpo janë një formë e re e komunikimit që aplikohet më qëllim të trajtimit të temave më të rëndësishme për opinionin e gjerë publik’, thuhet në përgjigjet e tyre.

Ndryshe, presidentë të shumtë në botë, të cilët janë edhe komandantë supremë të ushtrive shtetërore, shpeshherë u drejtohen qytetarëve nga kampet e ushtrive dhe duket se këtë radhë edhe presidenti Thaçi ka përvetësuar praktika botërore, sepse është hera e parë që Presidenti i Kosovës u drejtohet ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga një kazermë e tyre.

COMMENTS