Presidenti do të veprojë pas certifikimit të zgjedhjeve

Presidenti do të veprojë pas certifikimit të zgjedhjeve

Ahmeti: Sot Kosova zgjohet me shpresë
Buxheti 2017, për ndërtimin e rrugëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e pritur certifikimin e rezultateve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit dhe pastaj do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese për mandatimin e Qeverisë së re.

Kështu kanë deklaruar për gazetën ‘Zëri’ zyrtarët e Presidencës, ndonëse nuk kanë dhënë më shumë detaje se a do ta mandatojë i pari i shtetit edhe partinë e dytë për ta formuar Qeverinë nëse koalicioni më i madh nuk mund t’i sigurojë numrat e nevojshëm në Kuvend.

‘Presidenti nuk mund të ndërmarrë veprime pa u bërë certifikimi i rezultateve zgjedhore. Pas certifikimit, brenda afateve të përcaktuara, ai do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore’, thuhet në përgjigjen e shkurt nga Presidenca.

COMMENTS