Presidencialet në SHBA – debati i parë Clinton vs. Trump

Vazhdojnë tërmetet në Maqedoni, hapen vrimat e vullkanit dhe del tym nga toka (Video)
Senatori amerikan McCain mbërrin në Kuvendin e Kosovës

Të hënën mbrëma është shënuar përballja e parë e Kandidatëve për president Hillary Clinton dhe Donald Trump, ndërkohë që janë mbërthyer në një garë të fortë për Shtëpinë e Bardhë.

Të dy kandidatët debatuan për ekonominë, sigurinë, politikën e jashtme dhe cështjen e racizmit, duke konfirmuar dhe dy këndvështrimet e kundërta për të ardhmen e Amerikës. Ata evituan të ngrinin tonin, ndërsa frika ishte e madhe se mos bënin ndonjë gabim.

Mediat kryesore amerikane e cilësojnë se duelin e parë televiziv e fiton Hillary Clinton kundër Donald Trump, por kjo fitore është vetëm çështje pikësh pasi gjatë debatit 90 minutash, asnjë prej kandidatëve nuk ka qenë në epërsi ndaj tjetrit.

Deri në momentin final janë edhe dy debate të tjera ai i 9 dhe 19 tetorit. Nga një sondazh i bërë nga CNN, 62% e të intervistuarve tregua se Hillary fitoi këtë debat.

Fitoren e sondazhit Clintonit ia dha njohja e mirë në politikën e jashtme. Ndërsa tek Trump tërhoqi vëmendjen vetëkontrolli, përpara kamerave televizive të debatit të ndjekur nga 100 milionë shikues.

COMMENTS