Presidenca e quan spekulativ Raportin e Freedom Housit për Shqipërinë

Presidenca e quan spekulativ Raportin e Freedom Housit për Shqipërinë

Kryeministrja britanike emëron ministrin e ri të mbrojtjes
Shkullaku: Kalimashi, revoltë ndaj politikës abuzive shqiptare (Foto)

‘Lufta kundër korrupsionit mori një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste’.

Kjo është një nga fjalitë kyçe në raportin e Freedom House për demokracinë në Shqipëri, e cila ka çuar në një reagim të menjëhershëm nga Presidenca, që e konsideron raportin spekulativ dhe dezinformues.

FH shton se ‘Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar’ dhe këto pohime duket se kanë ‘ngritur peshë’ Presidencën.

Në një reagim të zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, thuhet se ‘në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale’.

‘Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të agjendave të njëanshme politike në vendin tonë. Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore’, thuhet në reagimin e Presidencës.

Gjithashtu theksohet se ‘nëse Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar’.

Për këtë qëllim, Presidenca deklarohet e gatshme dhe e hapur për të bashkëpunuar edhe me Freedom House.

COMMENTS