Premtoi se do të dorëzohet në polici nëse postimi arrin njëmijë shpërndarje

Premtoi se do të dorëzohet në polici nëse postimi arrin njëmijë shpërndarje

Një djalë nga Miçigani i cili tha se do të dorëzohej në polici vetë dhe do t’i blinte departamentit petulla të ëmbla nëse postimi i tyre arrin 1 mijë shpërndarje në Facebook, dhe ai e ka mbajtur premtimin.

Departamenti i Policisë së Redfordit tha se Michael Martin Zaydel u dorëzua tek autoritetet për shkak të disa urdhërarresteve në emër të tij.

‘Ai erdh vetë, dhe jo vetëm solli petulla, por edhe një gjevrek’, shkruan departamenti i policisë në Facebook.

‘Duam të shprehim mirënjohjen për mbështetjen e të gjithë atyre që e shpërndanë dhe na lanë komentet të mira’.

Zaydel e kishte sfiduar policinë para një jave, madje kishte thënë se do të pastronte shkollat publike të distrikti nëse ata e realizonin qëllimin.

Deri të hënën postimi kishte marrë më shumë se 4,400 shpërndarje dhe qindra komente.

COMMENTS