Preferoni të pini kafe posa të zgjoheni nga gjumi? Mendoni dy herë

Katër arsye se përse shëndeti dhe lumturia janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën
Gujava, lufton kancerin e prostatës (Video)

Shumica e njerëzve pinë kafe menjëherë pasi që zgjohen nga gjumi. Dhe përderisa të gjithëve na pëlqejnë ditët e tilla me diell, ku dalim në kopsht apo ballkon dhe pimë kafe, ndoshta nga tani duhet të kemi më shumë kujdes.

Është e vërtetë se konsumimi i kafesë është shumë i shëndetshëm për trupin e njeriut, por nuk duhet të konsumoni kafe në stomak të zbrazët, e veçanërisht në mëngjes.

Fillimisht duhet të dini se duke konsumuar një gotë kafe të zezë në stomak të zbrazët – herët në mëngjes, do t’jua rritë sasinë e acidit klorhidrik brenda sistemit tretës.

Kjo do të thotë se nëse vuani nga gastriti, atëherë me siguri e keni ndjerë këtë. Acidi klorhidrik faktikisht është i keq për ushqimin në stomakun tuaj. Pra, kur hani diçka të rëndë, ky acid mund të shkaktojë probleme me tretjen, sepse shkakton probleme të tretjes së proteinave.

Dhe kur proteinat nuk dekompensohen të tërat dhe absorbohen, kjo mund të shpijë në probleme tjera, si fryrja e barkut, inflamacion, dhe mund të shkaktojë edhe kancer në zorrë.

Kjo është arsyeja se përse shumë ekspertë mjekësorë bëjnë thirrje të mos e konsumoni kafen e mëngjesit në stomak bosh. Megjithatë nëse veç assesi nuk mund të hani mëngjes dhe nuk mund ta filloni ditën pa një gotë kafe – atëherë të paktën shtojani pak qumësht kafes

COMMENTS