Prapë nuk mbahet seanca e Kuvendit, paralajmërohet për të mërkurën

Prapë nuk mbahet seanca e Kuvendit, paralajmërohet për të mërkurën

Seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahej sot, nisi e përgjysmuar, vetëm me deputetët e pozitës. Opozita nuk ishte në sallë duke u solidari

Seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahej sot, nisi e përgjysmuar, vetëm me deputetët e pozitës.

Opozita nuk ishte në sallë duke u solidarizuar me deputetët e arrestuar të Vetëvendosjes para se të fillonte seanca. Në fakt, deputetët e LDK-së seancën e lëshuan në shenjë proteste për shkak se vazhdimi i seancës ishte caktuar pa pëlqimin e saj.

Pak minuta sa zgjati seanca pati disa pyetje që iu drejtuan kryeministrit Ramush Haradinaj, për çështje nga kompetencat e qeverisë, por meqë në sallë nuk kishte numër të mjaftueshëm deputetësh për të marrë vendime të ligjshme, seanca u ndërpre dhe u paralajmërua që ajo të vazhdojë të mërkurën.

Të premten, para se të fillojë seanca, para objektit të Kuvendit u arrestuan tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Ndaj tyre kishte urdhërarrest për shkak të mungesës në seancën gjyqësore për rastin e gazit lotsjellës.

COMMENTS