Portugalia kampione në ‘Euro 2016’

Portugalia kampione në ‘Euro 2016’

Kombëtarja sot shkruan historinë kundër Zvicrës në ‘Euro 2016’
Kurdisjet skandaloze në futbollin kosovar, dëgjojeni bisedën e gjyqtarëve me Ismet Munishin (Video)

Goli i vetëm i Eder në kohën shtesë i ka dhuruar fitoren e madhe Portugalisë në ‘Euro 2016’. Luzitanët kanë arritur te fitojnë edhe pa yllin e tyre Cristiano Ronaldo.

Portugalia arriti ta marrë kampionatin pas 5 barazimesh dhe vetëm një fitoreje.

Koha e rregullt e finales së madhe së Euro 2016 Portguali – Francë ka përfunduar me rezultatin 0:0. Ndeshja shkon në shtesë ku do të shohim dhe dy pjesë nga 15 minuta.

Pjesa e parë nisi me ritëm nga Gjelat që kryen disa sulme të njëpasnjëshme me Griezmann, Giroud e Payet, por që nuk mundën të finalizonin.

Rui Patricio u tregua deciziv me pritjet që bëri ndaj sulmuesve të Les Bleus. Por kryefjala e pjesës së parë e cila përfundoi 0:0 ishte momenti i dhimbshëm kur Cristiano Ronaldos, kapitenit dhe lojtarit më vendimtar të kombëtares portugeze iu desh të linte fushën e lojës pas 24 minutash lojë për shkak të një lëndimi.

Ishte Dimitri Payet ai që ndërhyri keq ndaj sulmuesit të Real Madrid, që bëri të dilte me lot në sy duke braktisur ekipin e tij në finalen e madhe, duke na kthyer pas në kohë në finalen Portugali – Greqi, i cili shpërtheu sërish në lot pas humbjes ndaj grekëve.

As Griezmann, as Pogba, e asnjë tjetër nga lojtarët francez nuk arriti të nderojë tifozët e shumtë të pranishëm në stadium, duke mos arritur të barazonin golin e shënuar nga Eder 11 minuta para përfundimit të shtesës së dytë.

Për herë të parë Portugalia kampione e Evropës dhe këtë e bën ndaj Francës e pikërisht në tokën e kësaj të fundit.

Eder

Franca 1

Francaaa

Lendimi i Ronaldos

Portugaliaaa

COMMENTS