Portugali – Francë në finale të ‘Euro 2016’

Franca kap finalen, Gjermania kthehet në shtëpi. Antoine Griezmann është heroi i francezëve duke i dhënë Francës një fitore 2:0 ndaj gjermanëve.

‘Gjelat’ mbrëmë mundën Gjermaninë, me dygolëshin e Griezmannit, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Parisit.

Një penallti e kthyer në gol në fundin e pjesës së parë dhe një në minutën e 72 nga Griezmann vendosën fatin e kësaj gjysmëfinaleje.

Griemzann thotë se Franca duhet të qëndrojë më këmbë në tokë. Ai beson se Franca është afër te realizojë ëndrrën, trofeun e Evropianit. Griemzann thotë së është i lumtur me golat e shënuara.

‘Ne jemi shumë të lumtur. Ne më 10 korrik mund të realizojmë ëndrrën. Ne duhet të mbajmë këmbët në tokë, sepse është edhe në lojë. Ne menjëherë ne duhet të fillojmë të përgatitemi për ndeshje finale’, ka thënë Griezmann.

‘Unë jam i kënaqur që kam shënuar dy gola. Shpresoj se edhe në finale atmosfera do të jetë fantastike siç ishte në këtë ndeshje’, tha ai.

Portugali – Francë është finalja e madhe e këtij Evropiani, e cila do të luhet mbrëmjen e së dielës më 10 korrik në ‘Stade de France Paris’.

COMMENTS