‘Porta për në nëntokë’ hapet në Siberi, shkak ngrohja e planetit

‘Porta për në nëntokë’ hapet në Siberi, shkak ngrohja e planetit

Pse liqeni Hillier ka ngjyrë rozë? (Video)
4 misteret që të rrënqethin (Foto)

Njihet si “Porta për në Nëntokë” nga banorët lokal, të cilët frikësohen të shkojnë afër kraterit masiv që është hapur papritur në zemrën e ngrirë të Siberisë.

Dhe ata kanë të drejtë pse frikësohen, pasi që rrëshqitja më e madhe e tokës në botë është duke ndodhur me shpejtësi aty.

Krateri tashmë është rreth një kilometër i gjatë dhe 90m i thellë, dhe është duke u zgjeruar deri në 20m në vit, duke e bërë kështu ecjen pranë skajeve të tij një rrezik të madh, transmeton Gazeta Express.

Por krateri Batagaika, që u shfaq për herë të parë para 25 viteve, është gjithashtu një shenjë e shkallës në të cilën bota është duke u ngrohur.

Shkrirja e sipërfaqeve të akullta të tokës përfaqëson një nga frikat më të mëdha të njerëzimit, sepse ato përmbajnë sasi të madhe të metanit, një gaz shumë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.

Nëse këto sipërfaqe do të shkriheshin që të gjitha – një proces që do të fillonte në një shkallë epike pas rreth 4 gradë ngrohjeje – ka gjasa që planeti të përjetojë një skenar të tmerrshëm që është vështirë për t’u përshkruar.

Profesori Julian Murton, një gjeolog në Universitetin e Sussex-it, sapo është kthyer nga një udhëtim në këtë krater që shkoi për t’i studiuar shkëmbinjtë e tij, të cilët ofrojnë një burim të ri të informacionit gjeologjik që potencialisht daton që 200,000 vjet.

Kjo përfshin edhe herën e fundit që Toka ka qenë më e ngrohtë se tani. Profesori Murton tha: “Batagaika ofron një pamje të asaj se çfarë ndodhi në të kaluarën dhe çfarë do të ndodh në të ardhmen”.

Megjithatë, ai tha se do të duhet shumë kohë para se Siberia të fillojë të shkrihet në mënyrë dramatike. Vendi përjeton ende temperatura të ulëta deri në -68 gradë C.

COMMENTS