Policia zbulon bimë narkotike që kultivoheshin në Rahovec

Policia zbulon bimë narkotike që kultivoheshin në Rahovec

Arrestohet burri në Rahovec, jetonte me një të mitur
Kuvendi miraton rekomandimet e PDK-LDK për rastin Dehari

Në Komunën e Rahovecit në dy raste të ndara dje policia gjeti bimë kanabisi dhe një mjet shpërthyes.
Në qytetin e Rahovecit u gjetën 566 fije të bimës narkotike kanabis në një aksion të Policisë së Kosovës.

Raporti ditor i Policisë së Kosovës thotë se në qytetin e Rahovecit dje gjithashtu është lokalizuar një mjet i pashpërthyer.

Gjatë ditës së djeshme në Rahovec policia ka gjetur se ishin kultivuar një sasi e madhe e bimëve narkotike të cilat më pas janë asgjësuar, ndërkaq rreth këtij rasti nuk raportohet se ka të arrestuar.

Në të njëjtin rajon, më saktësisht në fshatin Nagavc të Komunës së Rahovecit është gjetur një mjet i pashpërthyer që u tërhoq nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Në Rubrikën ‘Policia’ të Drejtësisë në Kosovë shpesh janë shfaqur aksione kundër narkotikëve.

COMMENTS