Policia vret të dyshuarin për ‘sulm terrorist’ në Bruksel

Policia vret të dyshuarin për ‘sulm terrorist’ në Bruksel

Arrestohet Biznesmeni për Vjedhje Tatimore
Thaçi dënon sulmin ndaj Vlora Çitakut, ja çfarë thotë

Bruksel: I dyshuari për ‘sulm terrorist’ është vrarë nga policiaUshtarët e kanë qëlluar një të dyshuar në qendër të Brukselit në Belgjikë, pas një eksplodimi të vogël në një stacion hekurudhor mbrëmë vonë.

Ekipi i specializur i policisë për bomba e ka kryer një shpërthtim të kontrolluar të jelekut me bombë, të cilin i dyshuari e kishte në Stacionin Qendror dhe ishte kontrolluar për të parë nëse ai kishte gjëra të tjera të rrezikshme, ka raportuar rrjeti VTM.

Autoritetet e evakuuan stacionin.

Duket se askush tjetër nuk është plagosur, pos të dyshuarit, dhe dëmet nga shpërthimi ishin të kufizuara.

Zyra e prokurorit të Brukselit njoftoi se duket se është penguar një ‘sulm terrorist’.

I dyshuari është konfirmuar i vdekur nga policia.

Policia e Brukselit ka shkruar në rrjetin Twitter se ishte ‘një incident me një individ në stacion dhe se situata është nën kontroll’.

COMMENTS