Policia shoqëron disa të dyshuar për vrasjet në Gjakovë

Policia shoqëron disa të dyshuar për vrasjet në Gjakovë

Edi Rama mban fjalimin e fitores në Tiranë (Video)
Philips: Të bashkohen territoret etnike shqiptare për interesin e tyre

Ditën e djeshme janë vrarë tre persona me armë zjarri në një lokal në pjesën e vjetër të qytetit në Gjakovë.

Lidhur me këtë rast, rreshterja Lirije Podrimaj Beqiraj, nga Policia në Gjakovë ka thënë se në stacion policor janë shoqëruar disa persona të dyshuar për këtë vrasje të trefishtë por që akoma nuk ka të arrestuar.

‘Sektori rajonal i hetimeve të Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me të gjitha njësitet e tjera policore janë duke punuar intensivisht lidhur me ndriçimin e rastit. Për momentin nuk kemi person të arrestuar lidhur me këtë vrasje mirëpo kemi shoqëruar për në stacion policor disa persona të dyshuar të mundshëm për kryerjen e kësaj vepre, por deri më tani nuk ka diçka konkrete lidhur me arrestimin e personave të dyshuar për këtë rast. Personat që janë shoqëruar në stacion policor janë intervistuar, por nuk ka asgjë konkrete lidhur me të dyshuarit për këtë rast’, tha për Podrimaj Beqiraj.

Rreshterja Lirije Podrimaj Beqiraj ka thënë se policia akoma nuk ka zbuluar motivin e kësaj vrasjeje.

Siç ka njoftuar policia viktimat janë: V. I me kombësi shqiptare dhe i moshës 35 vjeçare, A. I., gjithashtu shqiptar ndërsa i moshës 28 vjeçare. Viktima e tretë është Z. K., 37 vjeçar me kombësi shqiptare.

‘REL’

COMMENTS