Policia pranon urdhërarrestin për tre deputetët e VV-së

Policia pranon urdhërarrestin për tre deputetët e VV-së

Banorët e Hadës protestuan për vonesën e zhvendosjes
SHBA: Zbulimi i vrimës së zezë do të hedhë dritë në njohjen e universit

Pasi nuk u paraqitën në Gjykatë deputetët e akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, gjyqtari Beqir Kalludra ka lëshuar urdhërarrest për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj – Bujupi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për Gazetën Express se policia e ka pranuar urdhëresën e dërguar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes.

Urdhërarresti për deputetët është lëshuar mesditën e sotme ndërsa zëdhënësja policore Flora Ahmeti tha për Express se njësitet dhe stacionet policore janë të informuar për kapjen e tyre.

COMMENTS