Policia nis hetimet për lajmet e rrejshme

Formohet komisioni për vlerësimin e shkallës së invalidve të UÇK-së
Ndërprerja e bisedimeve nga ana e Beogradit, veprim i gabuar

Lajmet e rrejshme që u shpërndanë gjatë fushatës zgjedhore nëpër rrjete sociale për parti të caktuara do të hetohen pasi që zyrtarë të LDK-së, si dhe vetë kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje që kjo fushate linçuese të hetohet nga organet e drejtësisë.

Policia me anë të raportit 24 orësh ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet për këto lajme që janë shpërndarë gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.
“Rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njesitë relevante policore”, ka konfirmuar policia,

Sipas policisw, Gazeta Kosova Sot ka paraqitur në polici rastin e lajmeve të rrejshme me llogon e kësaj gazete.

“Prishtinë 29.05.2017-NN. Me 09.06.2017 ankuesja femër K/Shqiptare, ka raportuar se person-a të panjohur kanë vjedhur emrin dhe llogon e Gazetës Kosova Sot dhe janë duke shpërndarë lajme të rrejshme në disa vebfaqe. Po ashtu rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njësite relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.

Në raportin e policisë thuhet se edhe dikush tjetër ka kërkuar që lajmet e rreme të thirrura në emër të një portali tjetër të hetohen nga policia.

“Prishtinë 08.06.2017-21:30. Me 09.06.2017 ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur në mënyrë të rrejshme duke u thirrur në emër të portalit, kanë publikuar lajme lidhur me aktivitetet politike-zgjedhore. Rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njesite relevante policore”- thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa LDK-ja, lajmin e rremë se kinse Avdullah Hoti është takur me kryetarin e PDK-së, e ka cilësuar të qëllimshëm për t’ia dëmtuar imazhin Hotit një ditë para zgjedhjeve.

COMMENTS