Policia ndalon disa protestues në Gjakovë

Policia ndalon disa protestues në Gjakovë

Komitet për Autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë
Gjyqësori i ngadalshëm përballë qindra mijëra lëndëve të pazgjidhura

Qytetarët e Gjakovës të revoltuar me ardhjen në qytet të pelegrinëve serb për Krishtlindjet Ortodokse, kanë thyer xhamat e autobusit i cili ishte duke u përcjellur me masa të rrepta të sigurisë nga Policia e Kosovës.

Nënat e viktimave thonë se në mesin e ‘pelegrinëve’ ka edhe kriminelë serbë të përfshirë në masakrat në Gjakovë gjatë vitit 1999.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka bërë se ka shoqëruar në stacionin policor disa protestueses të cilët ishin mbledhur afër Kishës Ortodokse, për të kundërshtuar vizitën e pelegrinëve serbë në Gjakovë.

Dy vite më parë, gjendja ishte tensionuar kur pelegrinët serb ishin penguar të vizitojnë kishën për Krishtlindjet Ortodokse, për çka më pas ish-ministri në Qeverinë e Kosovës nga Lista Serbe, Aleksandar Jabllanoviq i kishte fyer nënat gjakovare duke i quajtur egërsira.

Cilësimi i tij, më pas pati nxitur protesta, të cilat u përmbyllën me shkarkimin e Jabllanoviqit nga pozita ministrore në qeveri.

Gjakova, është një nga rajonet që ka pësuar shumë gjatë luftës së fundit, ku ish–regjimi i Sllobodan Millosheviqit ka lënë pas viktima dhe shkatërrime të shumta.

COMMENTS