Policia ndalon dhunën familjare, njëri tenton ta sulmojë policin me thikë

Policia ndalon dhunën familjare, njëri tenton ta sulmojë policin me thikë

Policia jep detaje për vdekjen e 69 vjeçarit në Gërmi
S’ka më tekste falas për nxënësit nga klasa e gjashtë

Dje në Fushë Kosovë, është raportuar për një dhunë familjare me ç’rast policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Në raportin policor thuhet se janë arrestuar dy vëllezër pasi nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët ishin duke u marrë me një rast dhune në familje në të cilin rast ishin të involvuar ata.

Njëri nga të dyshuarit me një thikë ka tentuar që ta godasë zyrtarin policor, por është parandaluar nga familjarët e tij.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

COMMENTS