Policia largon mjetin e dyshuar për bombë afër qeverisë

Policia e Kosovës ka arritur ta largojë mjetin e dyshuar afër objektit të Administratës Pensionale të Kosovës, saktësisht te ndërtesa e ish-Rilindjes

Policia e Kosovës ka arritur ta largojë mjetin e dyshuar afër objektit të Administratës Pensionale të Kosovës, saktësisht te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, përcjellë zico.tv

‘Rreth orës 11, Policia e Kosovës ka marrë njoftimin se në oborrin e Administratës së Pensionistëve të Kosovës është gjetur një mjet shpërthyes. Zyrtarët e Policisë së Kosovë dhe ekipet e deminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Tash për tash janë duke verifikuar mjetin shpërthyes dhe duke shqyrtuar mundësitë nëse do të mund të çaktivizohet apo do të shpërthehet në mënyrë të kontrolluar’, ka thënë Ahmeti.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë larguar qytetarët nga vendi i ngjarjes dhe kanë bllokuar kalimin në afërsi të objektit të Administratës së Pensionistëve të Kosovës, siç kanë thënë, deri në kalimin e rrezikut.

COMMENTS