Policia konfirmon sulmin në zyrat e PDK-së në Skënderaj

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fixhrije Pllana, konfirmoi sulmin e mbrëmshëm që ka ndodhur në Skenderaj.

Ajo tha për Telegrafin se është gjuajtur me armë në dritaren e selisë së PDK-së dhe në një lokal afër.

‘Ka dëmtime material, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Motivet e sulmit ende nuk dihen dhe për momentin nuk kemi të arrestuar’, ka thënë Pllana.

COMMENTS