Policia kërkon që të shmanget pikëkalimi kufitar në Merdare

Policia kërkon që të shmanget pikëkalimi kufitar në Merdare

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi, gjatë kësaj periudhe kohore vazhdon të informoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e në veçanti ata të cilët shfrytëzojnë për qarkullim, respektivisht për kalim kufitar pikën kufitare Merdare që lidh Republikën e Kosovës me Serbinë, lidhur me punimet që janë duke u kryer në këtë pikë kufitare.

Sipas Policisë, në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga data 01 deri 15 nëntor 2017, vazhdon të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar.

‘Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht t’i shfrytëzojnë Pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë’, thotë Policia në njoftimin dërguar mediave.

Policia e Kosovës edhe më parë ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në atë pikë kontrolli kufitar dhe me rrjedhën e qarkullimit në hyrje dhe dalje të vendit tonë, duke pas parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.

COMMENTS