Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve që sulmuan gazetarin Parim Olluri (Foto)

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve që sulmuan gazetarin Parim Olluri (Foto)

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se ka arritur të sigurojë pamjet e të dyshuarve që kishin sulmuar fizikisht gazetarin

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se ka arritur të sigurojë pamjet e të dyshuarve që kishin sulmuar fizikisht gazetarin Parim Olluri, mirëpo kërkon ndihmë për identifikimin e tyre.

Olluri ishte sulmuar nga disa persona më 16 gusht në afërsi të banesës së tij.

‘Referuar rastit lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 16.08.2017, në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka arrit të sigurojë xhirime dhe imazhe ku shihen tre persona të cilët dyshohet të kenë marrë pjesë në rastin e sulmit ndaj gazetarit Parim Olluri. Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar’, thuhet në komunikatën e PK-së.

PK më tutje thotë se, ‘të gjithë ata që kanë informacion lidhur me personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre i lusim që informacionet e tilla përmes numrit 192, t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tyre’.

COMMENTS