Policia kap reperin Noizy në Durrës

Policia kap reperin Noizy në Durrës

Ukraina ia ndalon hyrjen Steven Seagal – e konsideron kërcënim kombëtar
Këngëtarja e njohur kosovare, nënë për herë të dytë (Foto)

Autoritetet policore në qytetin e Durrësit mesditën e 16 dhjetorit 2016, e kanë ndaluar reperin e njohur Noizy.

Mësohet se policia i ka kërkuar patentën të cilën Noizy nuk e kishte me vete. Kur kanë kërkuar që ai të shoqërohet në polici deri në momentin që dikush t’i sillte lejen e drejtimit ai nuk ka pranuar por është larguar, raportojnë mediat shqiptare, përcjellë zico.tv

‘Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.’

‘Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.’

‘Menjëherë Efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat’, njofton policia e Durrësit.

Noizy është mbajtur në komisariat për 6 orë më pas është lënë i lirë pasi dikush i ka sjellë patentën dhe ka paguar gjobat e papaguara.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik’.

COMMENTS