Policia ju gjobit 50 euro nëse nuk e keni me vete këtë dokument (Dokument)

Policia e Kosovës ka filluar të kërkojë nga shoferët e veturave edhe një dokument shtesë, përveç atyre që deri më tani kanë qenë të obliguar t’i posedojnë gjatë ngasjes.

Është fjala për ‘Raportin evropian të aksidentit’, i cili sipas ligjit të ri të trafikut është dokument publik i cili përdoret gjatë shkaktimit të aksidenteve në trafikun rrugor me dëme të vogla materiale, i cili lëshohet nga organi kompetent (kompania e sigurimeve).

Zyrtarët e policisë së trafikut që nga kjo javë do të nis së kërkuari ky dokument të ngasësit e veturave pasi që është i përcaktuar edhe me ligjet në fuqi.

‘Në rast të mungesës së këtij dokumenti, policia e gjobitë shoferin me 50 euro ndërsa kompania e sigurimeve mund të gjobitet deri në 1500 euro e cila me rastin e sigurimit të mjetit, pronarin e mjetit nuk e pajis me raportin evropian të aksidenteve’, ka deklaruar për ‘Indeksonline’ zyrtari i policisë së trafikut.

‘Shoferët – pjesëmarrës në aksident të trafikut në të cilin është shkaktuar dëm i vogël material, janë të obliguar që menjëherë t’i largojnë mjetet nga shiriti rrugor, që ta mundësojnë qarkullimin e papenguar të trafikut dhe ta plotësojnë e ta nënshkruajnë raportin evropian të aksidenteve. Shoferët pjesëmarrës në aksident trafiku e plotësojnë dhe e nënshkruajnë raportin evropian të aksidenteve kur pajtohen për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti’, thuhet në ligjin e ri të trafikut.

Në ligj ndër të tjera thuhet se raporti evropian i aksidenteve nuk plotësohet dhe nuk nënshkruhet në rastin e aksidentit në të cilin ka persona të lënduar ose të vdekur.

COMMENTS