Policia jep versionin e vrasjes së mbrëmshme në Prishtinë

Reshjet e dendura të shiut përmbytin Venedikun
Amerika nuk mbështet version tjetër të Demarkacionit

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka sqaruar më detajisht vrasjen e mbrëmshme të një gruaje dhe plagosjen e vëllait të saj në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë.

‘Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes’, thuhet në raportin e PK-së.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me vrasje dhe plagosje me armë zjarri, viktimat janë: M. G, 57 vjeç, femër, shtetase Kosovare, e cila duke mos mundur t’u përballojë plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

‘Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion’, thuhet në raportin e PK-së. Ndërsa Xh. H, 47 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

‘Lidhur me këtë ngjarje policia me urdhër të Prokurorit të shtetit, ka dërguar në qendrën e mbajtjes, një person të dyshuar: R. G, 62 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, të njëjtit nga ana e policisë i është konfiskuar një armë e tipit CZ, e kalibrit 7.65mm (që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë), si dhe një karikator i zbrazët’.

Aktualisht hetuesit policorë, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë.

COMMENTS