Policia jep detaje shtesë për vrasjen në Gjakovë

Dreshaj: Dy herë na u vodh fitorja, nuk i përjashtoj protestat
Rrugëtimi i gjatë koalicionit

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje shtesë për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Jahoc, rreth orës 18:55. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga kjo ngjarje, identiteti i të cilëve tanimë është bërë i ditur me iniciale P.M dhe K.M.

‘I dyshuari mashkull K-Shqiptar për motive të panjohura, në një restorant pasi ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull K-Shqiptar ka qëlluar edhe veten. Si pasojë të dy personat kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e të dy personave, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimave është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin’, thuhet në raportin e Policisë.

COMMENTS