Policia gjermane arreston 2 kosovarë, dyshohen për sulme

Policia e Gjermanisë thotë se i ka arrestuar dy persona vëllezër, të lindur në Kosovë, nën dyshimin se kishin planifikuar sulm në një qendër tregtare në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Policia tha se personat, 28 dhe 31 vjeçar, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur, sot herët në mëngjes, raporton agjencia AP nga Berlini.

Autoritetet thonë se ata janë të dyshuar se ndoshta kanë planifikuar sulm në qendrën tregtare Centro në qytetin e afërt Oberhauzen, pranë kufirit me Holandën.

Autoritetet po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.

Policia thotë se mbrëmë e ka shtuar praninë në qendrën tregtare Centro dhe në Tregun e Krishtlindjeve në afërsi, pasi ka marrë informacionin.

Gjermania është në gjendje të gatishmërisë së lartë që prej sulmit të së hënës në Berlin, ku ngelën të vdekur 12 persona.

COMMENTS