Policia gjen dëshmi që ndihmojnë në kapjen e sulmuesve të Kuvendit

Policia e Kosovës ka gjetur një numër dëshmish në afërsi të Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës së zhvillimit të hetimeve, përfshirë edhe një mjet për hedhjen e predhave, kanë thënë zyrtarë të policisë, që megjithatë, nuk kanë dashur të ofrojnë hollësi të tjera, për shkak të, siç thonë, ‘ndjeshmërisë së hetimeve’.

Një zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se ‘Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur dëshmi relevante, në mesin e të cilave edhe një mjet për hedhjen e predhave, shishe të benzinës (koktej molotovi) dhe një motoçikletë të djegur jo larg nga vendi i ngjarjes’.

Policia beson se dëshmitë nga vendi i ngjarjes do të çojnë drejt kapjes së autorëve të sulmit mbi Kuvendin e Kosovës, që ndodhi të enjten në mbrëmje rreth orës 23:00.

‘REL’

COMMENTS