Policia franceze prangos disa persona për grabitjen e Kim Kardashian

Policia franceze prangos disa persona për grabitjen e Kim Kardashian

Ledri Vula dhe Lumi B publikojnë ‘Krejt shokt e mi’ (Video)
Flori i rikthehet skenës (Foto)

Autoritetet kanë arrestuar 16 persona në Francë, si të dyshuarit kryesor të grabitjes me armë që u krye ndaj Kim Kardashian në tetor të vitit që shkoi.

Autoritetet franceze kanë konfirmuar se një bandë prej 16 kriminelëve karrieristë janë kapur, pasi njëri prej tyre kishte lënë ADN-në në vendin e krimit, përcjellë zico.tv

Arrestimi ka ardhur pas mbikëqyrjes disa javëshe, ka bërë të ditur policia. Tash pritet që prokurori i rastit të udhëtojë në New York për të biseduar personalisht me yllin televiziv.

Grabitësit kishin kërcënuar me armë dhe mbyllur në banjë yllin televiziv. Kim Kardashianit i është vjedhur një sasi bizhuterish me vlera milionëshe.

Në Paris Kim kishte shkuar për të marrë pjesë në javën franceze të modës.

COMMENTS