Policia e vret të dyshuarin për të shtëna në një kinema të Gjermanisë

Policia e vret të dyshuarin për të shtëna në një kinema të Gjermanisë

Shikoni sa bukur duket vajza e Jakup Krasniqit në mbrëmjen e maturës (Foto)
Dy të arrestuar, dyshohen për vrasjen e të riut nga Vushtrria që u gjet në lumin ‘Sitnica’

Ministria e brendshme e shtetit Hese në Gjermani ka njoftuar se një person i dyshuar për të shtëna, me ç’rast janë plagosur dhjetëra vetë në një kinema, është vrarë nga policia.

Më parë është raportuar se personi i maskuar me armë dhe municion sot ka hapur zjarr në një kompleks të kinemasë në qytetin perëndimor, Viernhajm, afër Frankfurtit, duke i plagosur së paku 20 vetë.

Në raporte theksohej se personi i armatosur ishte barrikaduar brenda kompleksit, i cili ishte rrethuar nga policia.

Ka pasur edhe raporte që thonin se i dyshuari ishte arrestuar.

Nuk ishte e qartë se a ka mbajtur pengje ky person i armatosur.

Nuk ka mundur të merret ndonjë koment i menjëhershëm nga policia.

COMMENTS