Policia e Kosovës merr me qera ish Hotelin Victory

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e radhës mori vendimin që ish Hotel Victory t’i jepet me qera Policisë së Kosovës.

“Bordi aprovoi raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e tri ndërmarrjeve shoqërore; N.Sh Banja,N.Sh Koreniku dhe N.Sh. Komuna në shumën prej 251,637.25€. Bordi po ashtu miratoi raportin katër vjeçar Korrik 2012-Korrik 2016 me konsorciumin Delloitte Tashko Pustina për kontratën e likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore. Bordi po ashtu miratoi qiradhënien e asetit të Auto Prishtina (ish Hotel Victory) për Policinë e Kosovës dhe disa qiradhënie të aseteve të tjera.” thuhet në komunikatë. Gjithashtu menaxhmenti i agjencisë raportoi para Bordit për aktivitetet e fundit të AKP-së dhe për proceset e planifikuara në të ardhmen.

“Bordi diskutoi raportin mujor të punës për gjendjen në Trepçë. Në këtë mbledhje Bordi u njoftua rreth aktiviteteve dhe progresit të kompanisë të angazhuar në studimin e fizibilitetit të Trepçës ku poashtu u informua që Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Listës Sërpska dhe njëkohësisht shpalli që Ligji për Trepçën është kushtetues dhe hyn ne fuqi pas nënshkrimit nga Presidenti. Bordi poashtu diskutoi për periudhën transitore mes pranim dorëzimit të Trepçës tek Qeveria.” shkruhet në komunikatë.

Bordi gjithashtu u njoftua lidhur me takimin që Menaxhmenti i AKP-së ka mbajtur me menaxhmentin e NSH Sharr Inex Brezovica me kërkesën e këtyre të fundit për tu kthyer nën Menaxhim të Agjencisë dhe njëjtën kohë kërkesën për ndihmë nga Agjencia për funksionimin e ndërmarrjes dhe përgatitjeve për sezonin dimëror.

Më tej bëhet e ditur “Bordi diskutoi edhe për procesin e privatizimit dhe valëve të ardhshme të shitjeve të aseteve dhe gjatë kësaj mbledhje aprovoi listën e aseteve që do të tenderohen në valën e 28 të shitjes së aseteve përmes likuidimit. Në lidhje me ndërmarrjen shoqërore “Boksitet e Kosovës”, Bordi për shkak të keq menaxhimit shkarkoi Bordin Mbikëqyrës të N.Sh Boksitet nën administrim të drejtpërdrejt të AKP-së dhe mori vendim të autorizoj menaxhmentin e AKP-së të caktoj një menaxher të përkohshëm për këtë ndërmarrje.”

COMMENTS