Policia e Kosovës ka plan operacional për super derbin Gjilani – Drita

Policia e Kosovës ka plan operacional për super derbin Gjilani – Drita

Yjet në betejë, Ronaldo vs Bale
Drita mundet nga bullgaret në Ligën e Kampionëve

Policia e Kosovës është e gatshme që të ruaj rendin dhe qetësinë në kryendeshjen Gjilani – Drita, e cila do të zhvillohet këtë të diele.

Majori Remzi Azemi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, ka thënë se gjatë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes nuk do të lejohen veprime huliganeske, prishje të rendit dhe të qetësisë.

Ai ka thënë se policia gjithmonë ka dhënë kontribut në mbarëvajtjen e kryendeshjes, gjë të cilën do ta bëjë edhe tashti.

‘Si gjithmonë ne bëjmë vlerësimin e situatës dhe në bazë të këtyre vlerësimeve ne ndërmarrim edhe masat e sigurisë, ne kemi caktuar numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë tërë ndeshjes’, thekson majori Azemi, i cili ka shtuar se ka pasur takim me përfaqësuesit e ty tifo klubeve të ‘Intelektualëve’ dhe ‘Skifterëve’ dhe u ka bërë të qartë se nuk do të lejojnë veprime të cilat bien në ndesh me ligjin, ndërsa veprimet e policisë do të jenë konform situatës së krijuar në teren dhe në asnjë moment nuk do të lejohet prishja e imazhit të qytetit dhe kulturës së publikut gjilanas.

‘Ne që nga orët e hershme të mëngjesit do t’ju vëzhgojmë, andaj harroni ekseset e mundshme, ne ju paralajmërojmë do të jemi të pa kompromis andaj është mirë ta shijoni këtë ndeshje futbollistike, ne jemi për juve që t’ju krijojmë kushte optimale për kënaqësinë e juaj’, tha Azemi.

COMMENTS