Policia e Kosovës del në Maqedoni për kërkimin e dy policëve, FSK ndalet në kufi

Policia e Kosovës del në Maqedoni për kërkimin e dy policëve, FSK ndalet në kufi

Kërkimet për dy policët e zhdukur pas rënies në lumin Lepenc nga rrokullisja e veturës janë duke vazhduar me intensitet.

Policia e Kosovës është duke bërë kërkime edhe në territorin e Maqedonisë, bashkë me policinë maqedone.

Ndërkaq pjesëtarët e FSK-së, kërkimin e tyre e kanë ndalur në kufi dhe janë koncentruar vetëm në territorin e Kosovës.

Përveç zhytëse të FSK-së, Policisë së Kosovës, kontribut janë duke dhënë edhe banorët e asaj zone, ndërkaq në kërkim janë angazhuar edhe mjete të rënda si dhe nga ajri zona është vëzhguar nga KFOR-i me anë të helikopterëve.

COMMENTS