Policia dyshon se aktori Art Kurti bëri vetëvrasje

Policia dyshon se aktori Art Kurti bëri vetëvrasje

Art Kurti, aktori gjakovar që së fundi u angazhua si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dyshohet se u vetëvra. Policia e K

Art Kurti, aktori gjakovar që së fundi u angazhua si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dyshohet se u vetëvra.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se po heton rrethanat për vetëvrasje, në rastin e aktorit nga Gjakova, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.

‘Dyshimet e para çojnë në dyshime për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë’, ka thënë Kristë Gjoka, komandat i policisë në Gjakovë.

Vetura në të cilën është gjetur i vrarë Art Kurti, këshilltar për rini në kabinetin e kryetari të Komunë së Gjakovës, ka qenë e një shoku të tij.

Të afërm me aktorin kanë rrëfyer për Gazetën Express se i riu gjatë kohëve të fundit ka shfaqur shenja depresioni, sikurse ka folur edhe për probleme personale.

Art Kurti u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm, në orën 07:50 në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit.

COMMENTS