Policia arreston hajnin serik në Prizren

Policia arreston hajnin serik në Prizren

Këtë pasuri e kanë deklaruar kandidatët për Kryeministër (Dokument)
Kërkohet shkarkimi i Lulzim Bashës

Policia e Kosovës pas një pune intensive hetimore, ka arritur të identifikojë një person i cili në bashkëpunim me disa të tjerë, ka kryer një sërë vjedhjesh të rënda në rrugën Sezai Surroi në Prizren.

I dyshuari me mbiemrin Rama, kishe kryer vjedhje në supermarketin Lindi në Prizren dhe pasi është arrestuar, gjatë intervistimit ka dëshmuar edhe për gjashtë raste të tjera të vjedhjeve.

Gjësendet e vjedhura ia kishte shitur një i dyshuar i tretë në ketë rast i cili është marrë në pyetje në cilësi të personit të dyshuar e më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit Rama është vendos masa e arrestit.

Disa nga gjësendet e vjedhura që janë gjetur nga policia i janë kthyer pronarit.

COMMENTS