Policia: Aksidentin në Prishtinë nuk e shkaktoi eskorta e Kryeministrit (Video)

Policia: Aksidentin në Prishtinë nuk e shkaktoi eskorta e Kryeministrit (Video)

NASA thotë se janë gjetur stuhi gjigante në polet e Jupiterit
Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike (Dokument)

Një aksident i ndodhur mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet, përkatësisht afër hotelit Sirius, nuk u shkaktua nga eskorta e kryeministrit ashtu edhe siç u raportua nga disa media.

Polica konfirmon për Express se në rrugën ‘Agim Ramadani’ rreth orës 10:00 dy automjete kanë shkaktuar aksident, ndërkaq bën të ditur se eskorta e Kryeministrit ishte vetëm duke kaluar në kohën kur edhe kishte ndodhur ngjarja.

‘Dy autmojete e kanë shkaktuar aksidentin në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Ajo nuk është shkaktuar nga eskorta e kryeministrit siç u raportua, por eskorta vetëm ka qenë duke kaluar andej kur edhe ka ndodhur aksidenti’ tha zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

COMMENTS