Pogace bullgare me djath

Pogace bullgare me djath

Ka variante të ndryshme të gatimit të kësaj pogaceje me shije të vecantë. Por kjo që po ndajmë me ju sot është mënyra më e shpeshtë e gatimit të saj. Nëse nuk e keni provuar akoma, u propozojmë që këtë ta bëni sa më parë.

Përbërësit

350 gr miell
2 vezë
400 ml jogurt
200 ml vaj
100 gr djath
1 pluhur pjekurinash
kripë

Udhëzimet

Vezët i rrahim derisa të shkumojnë. Më pas shtojmë jogurtin e vajin.

Shtojmë edhe miellin e bërë bashkë me pluhur pjekurinash. I trazojmë mirë të gjitha bashkë duke krijuar një brumë homogjen.

Në fund shtojmë edhe djathin e imtësuar.

Masën e hedhim në tavën e lyer me yndyrë dhe e pjekim për 45 minuta në furrën e parangrohur në 200 gradë, ose derisa të skuqet mirë.

COMMENTS