Podujeva bëhet me palestër sportive

Podujeva bëhet me palestër sportive

Rodriguez: Dua të qëndroj te Reali, Zidane i shkëlqyer
FIFA leje edhe për 4 lojtarë, festë e ‘çmendur’ nga futbollistët (Video)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Podujevës, për realizimin e projektit në vlerë prej 2.5 milionë eurosh, për ndërtimin e palestrës sportive në këtë komunë.

Në një njoftim për media thuhet se sipas projeksioneve buxhetore, ky projekt do të realizohet në periudhën 2016 deri në 2019.

Me këtë rast, ministri Kujtim Shala tha se MKRS-ja është duke punuar për të përmirësuar infrastrukturën sportive në vend, në mënyrë që sporti i Kosovës të ketë kushte më të volitshme për zhvillim dhe avancim.

‘Me këtë investim kapital, Podujeva bëhet me palestër të standardit të lartë dhe me kushte bashkëkohore, ku sportistët e këtij vendi do t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive’, thuhet në njoftim.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se ky projekt është në funksion të interesave të qytetarëve të kësaj komune dhe veçmas të sportistëve, të cilët do të bëhen me palestër sportive moderne.

COMMENTS