Po xhirohet filmi ‘Gjumë dhe Dashuri’ (Foto)

21 Marsi, Dita Botërore e Poezisë
Kënga e famshme e James Blunt për luftën e Kosovës (Video)

Me skenar e regji nga Arsim Haliti, filmi ‘Gjumë dhe Dashuri’ ka filluar xhirimet me 1 tetor dhe do të vazhdojnë deri më 17 tetor.

Me skenar edhe të Arian Krasniqit e me producent Valon Bujupi, ky film flet për Astritin, i cili bën çka është e mundur për të shëruar vajzën e tij, Zanën, e cila prej muajsh ka rënë në koma si pasojë e një aksidenti automobilistik.

po-xhirohet-filmi-gjume-dhe-dashuri-foto-1

Në momentin kur Astriti vendos ta shesë edhe shtëpinë për ta dërguar vajzën e tij jashtë vendit, mjekët zbulojnë se Zana është shtatzënë.

Ky lajm e trondit Astritin. Ai bie në konflikt me gruan e tij, në përpjekje për të zbuluar se me kënd ka mbetur shtatzënë Zana. Astriti vihet në kërkim të babait të fëmijës së palindur e që vazhdon të rritet në barkun e vajzës e cila vazhdimisht rri në koma.

po-xhirohet-filmi-gjume-dhe-dashuri-foto-2

Në rolet kryesore janë Besim Ajeti dhe Anisa Ismaili.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovë në kategorinë film i gjatë debutues dhe është prodhim i shtëpisë filmike ‘Gegnia Film’.

po-xhirohet-filmi-gjume-dhe-dashuri-foto-3

COMMENTS