'Andiamo' është kënga që e kemi dëgjua kado gjatë gjithë sezonës së verës. Kjo tregon edhe suksesin që ka arritur kjo këngë, ku edhe kishin r
‘Andiamo’ është kënga që e kemi dëgjua kado gjatë gjithë sezonës së verës.
Kjo tregon edhe suksesin që ka arritur kjo këngë, ku edhe kishin rrëmbyer çmimin ‘Best Video’ në ZHVMA, të cilën Ardian Bujupi e solli në bashkëpunim me reperin Capital T.
Përmes rrjeteve sociale, menaxheri i tij, Egzon Krasniqi ka bërë të ditur që po vjen kënga e re nga Ardiani.
Nga njoftimi që ka bërë ai, kuptohet që kënga do të jetë e shoqëruar me videoklip, xhirimet e të cilit do të fillojnë këto ditë.
Por, ai nuk zbuloi nëse edhe kësaj radhe Ardiani do të vjen në bashkëpunim me dikë apo do e sjell i vetëm këtë projekt.
‘Andiamo’ e publikuar dy muaj më parë ka marrë mbi 22 milionë klikime.
COMMENTS