‘PO’ Princ Leka dhe Elia Zogu nga sot burrë e grua (Video)

Nga sot, Elia Zaharia do të jetë Elia Zogu gruaja e Princ Leka II. Të dy bashkëshortët e rinj kanë firmosur zyrtarisht martesën, të ndjekur edhe nga d

Nga sot, Elia Zaharia do të jetë Elia Zogu gruaja e Princ Leka II. Të dy bashkëshortët e rinj kanë firmosur zyrtarisht martesën, të ndjekur edhe nga dëshmitarët.

Ceremonia u drejtua nga kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke marrë edhe bekimin e 4 drejtuesve të komuniteteve fetare. Të dy i thanë ‘Po’ njëri–tjetrit si dhe premtuan dashuri të përjetshme.

Elia është parë me një fustan të bardhë, ta gjatë ndërsa princi me një kostum.

Ndërkohë dasma ka nisur prej orës 9:00 ceremonia e dasmës së trashëgimtarit të fronit mbretëror shqiptar Leka Zogu II me Elia Zaharian.

Dasma do të zgjasë disa orë, ku të ftuarit do të marrin pjesë tashmë në drekën që do të shtrohet në Pallatin e Brigadave.

COMMENTS