PO e madhe është përgjigja e Ardian Bujupit!

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te shpallja e nominimeve për spektaklin 'Zhurma Video Music Awards 12'. Derisa organizatorët shpalosin çdo ditë të rej

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te shpallja e nominimeve për spektaklin ‘Zhurma Video Music Awards 12’.
Derisa organizatorët shpalosin çdo ditë të rejat që do të përshkojnë mbrëmjen e 15 Shtatorit, kemi kuptuar edhe diçka më shumë.

Mes shumë artistëve pjesëmarrës në ‘ZhurmaVMA12, dhe shumë prej atyre që pritet të nominohen në kategoritë kryesore të eventit, nuk ka se si të mungojë edhe Ardian Bujupi.

Mësojmë se këngëtari i hitit ‘Na jena njo’ tashmë e ka marrë ftesën zyrtare, dhe e ka konfirmuar pjesëmarrjen në ZhurmaVMA12, bashkë me Dj. Dalool.

Ndryshe, këngëtari i njohur Ardian Bujupi, po e shijon suksesin e këngës ‘Na jena njo’ në bashkëpunim me Dj. Dalool. Kënga e publikuar gjatë kësaj vere po e dëshmon suksesin e saj me 8 milion klikime në Youtube.

Edhe kësaj radhe spektakli ZhurmaVMA12 do të organizohet në bashkëpunim me RTV 21, i cili edhe do ta transmetojë ngjarjen më të madhe shqiptare të ndarjes së çmimeve për muzikë.

COMMENTS