Plas skandali te ‘Kënga Magjike’, këngëtari akuza të forta: Pazaret blejnë fitoren (Foto)

Plas skandali te ‘Kënga Magjike’, këngëtari akuza të forta: Pazaret blejnë fitoren (Foto)

Para fillimit të finales së spektaklit ‘Kënga Magjike’, kanë shpërthyer akuzat ndaj këtij eventi por edhe mënyrës se si zgjidhen finalistët.

Mes atyre që kanë mbetur jashtë finales së këngës Magjike është edhe Klejti Mahmutaj, i cili konkuroi me baladën e ndjerë ‘Më mbaj’. Siç duket, edhe Klejti nuk i ka marrë votat e mjaftueshme nga kolegët për të qenë në finale, pavarësisht se performanca e tij ishte ndër më të vlerësuarat.

Në një status në Instagramin e tij, Klejti ka shpërthyer nga zemërimi kundrejt disa artistëve që, sipas tij, janë pseudoartistë që bëjnë pazare mes tyre dhe që e kanë blerë finalen.

‘Rrugëtimi im ‘magjik’ përfundoi në gjysmëfinale. Kolegët e nderuar që paskan dëgjuar me veshët mbrapa koke e mendjen te pazaret kanë vënë firmën e tyre prej pseudoartistësh në ato fleta me të cilat kanë blerë finalen e tyre. Ky qenka arti shqiptar, nuk shkuake dot shumë larg nëse nuk di dhe pranon të bësh kompromise, nëse nuk bëhesh si ata, nëse nuk këndon me pikë. Me sa duket, zëri, talenti, interpretimi hidhen në kosh përpara pazareve. Suksese të gjithëve, e fitoftë me i miri!’, shkruan këngëtari në Instagram.

COMMENTS