Plas në Big Brother Albania, Ervini e quan hajdute Armelën!

Dita e djeshme në ‘Big Brother Albania 9’ ka qënë e tensionuar.

Dy prej banorëve që gjenden ende në zonën e banorëve single, Ervini dhe Armela janë debatuar ashpër mes tyre.

Shkaktare ka qënë një shaka e Armelës, e cila i ka marrë një bluzë Ervinit e më pas e ka pyetur nëse ai e donte atë sërish.

Pas momenteve të bukura që po kalonte me Sidritën, Ervini ka ndryshuar totalisht duke ju drejtuar Armelës.

‘Unë do ta marrë bluzën se ti nuk më pyete dhe në momentin që dikush i merr gjërat pa pyetur kjo për mua quhet vjedhje dhe nuk ka shans që askush të më marrë rrobat mua’, i thotë Ervini Armelës duke ngritur zërin.

‘Kështu siç ti u shprehe tani, i bie që të gjitha ne jemi hajdute, pasi të gjitha morëm bluza. Dhe mundësisht ule zërin se nuk jam duke të pyetur’, i thotë Armela.

Debati ka vazhduar edhe për pak minuta më vonë me ngritje zëri.

COMMENTS