Planifikonin veprime terroriste, arrestohen 2 prej 5 të dyshuarve

Planifikonin veprime terroriste, arrestohen 2 prej 5 të dyshuarve

LDK-ja e shqetësuar: Dialogun me Serbinë duhet ta udhëheqë Qeveria jo Thaçi
Veseli: S’ka asnjë alternativë tjetër, Ramush Haradinaj është Kryeministri i ardhshëm

Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda me 25.05.2017, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinës ka bërë kontrollimin në pesë lokacione të ndryshme në regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.

Gjatë kontrollit të shtëpive dhe pronave të pesë të dyshuarve meshkuj K-Shqiptar, janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me një karikator dhe dy fishekë, një pushkë ajrore ,një shtëpizë kompjuteri, 6 telefona cellular,7 fishekë të gjuetisë si dhe disa fletore dhe USB. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar me ç’rast dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

I dyshuari i pestë nuk është gjetur në lokacionin e cekur. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

COMMENTS