Plagoset një personë në qendër të Prishtinës (Foto)

Plagoset një personë në qendër të Prishtinës (Foto)

SHBA me plan për mbrojtjen e Kosovës e të Shqipërisë nga ndikimi rus (Video)
Haradinaj fton në takim VV-në dhe LDK-në

Zëdhënsja e Policisë, Florie Ahmeti ka konfirmuar plagosjen afër Institutit Albanologjik.

Në një përgjigje për portalin Arbresh.info ka thënë se kanë amrr informatën për plagosje dhe viktima është mashkull T.J i cili është dërguar në QKUK.

“Në ora 17:44 kemi pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rr. Eqrem Çabej në Prishtinë ku është plagosur një person i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Bëhet fjalë për një mashkull T.J (1992) ekipet policore janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë ajo./Arbresh.info

—————————————————————————————————————————-
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Institutit Albanologjik të Kosovës.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkaq ende nuk dihen detajet tjera rreth këtij rasti.

Portali Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë përgjigje lidhur me këtë rast por që këta të fundit nuk kanë hapur telefonin./A.i/

COMMENTS