Plagoset një 15 vjeçar në Prishtinë, mësohet autori

Sherr në një lokal nate në Tiranë, rrahje me shishe dhe karrige (Video)
AKR koalicion me PAN-in? Sqaron vet Behgjet Pacolli

Një 15 vjeçar është plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në Prishtinë. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë policorë, nga policia rajonale e Prishtinës.

‘Rreth orës 13:30, në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë, Policia është njoftuar se ka ndodhur një plagosje. Rasti ka ndodhur te vendi i quajtur ‘Xhamia e Çarshisë’. Personi është 15 vjeç’, ka thënë Flora Ahmeti.

Ajo tha se policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe se ende nuk dihen motivet e plagosjes.

Ahmeti ka konfrimuar se tashmë është identifkuar një person i dyshimit, i cili dyshohet që ka shtënë mbi 15 vjeçarin dhe se ai po kërkohet nga Policia e Kosovës.

COMMENTS